Sporti

Tifozët e Crvena Zvezdes fyejnë malazezët dhe djegin flamurin e Kosovës

Tifozët e Crvena Zvezdës në ndeshjen ndaj Partizanit kanë fyer malazezët si dhe kanë djegur flamurin e Kosovës.

Ditët më parë ata kishin bërë trusni që lojtarët serb të Malit të Zi Filip Stojkoviç dhe Mirko Ivaniç që të mos luanin për ekipin kombëtar të Malit të Zi kundër Kosovës. Si dhe trajneri Ljubisa Tumbakoviç që të mos udhëheqë ekipin në atë ndeshje.

Kishte gjithashtu konflikte verbale në “nivel të lartë”, në drejtim të njeriut të parë të futbollit malazez Dejan Saviçeviç dhe drejtorit të përgjithshëm Zvezdan Terziç, duke i akuzuar se kanë i bërë pritje të ngrohtë Kosovës.

Fansat e Crvena Zvezdes kishin kore dhe mesazhe kundër malazezëve shkruan IndeksOnline, të tilla si:

“Do t’ju tregoj për zemërimin,

ajo është ende Sparta e Serbisë

ndodhet pranë detit,

është Mali i Zi!”