FutbollSporti

Granit Xhaka shënon dhe feston me shqiponjë

Granit Xhaka ka realizuar gol në duelin revyal që po zhvillohet në Prishtinë.

Në takimin ku po përballen skuadrat ku kapitenë janë Milot Rashica e Granit Xhaka, ky i fundit ka shënuar gol, teksa e ka festuar me shqiponjë, shkruan GazetaBlic.

Kujtojmë se ky takim është i organizuar nga federata e futbollit kosovar dhe komuna e Prishtinës, derisa të ardhurat nga tifozët do të shkojnë për familjet në nevojë.

Mbetet të shihet sesi do të rrjedhin gjërat deri në fund, kurse ne do t’iu raportojmë në kohë reale për çdo ndryshim eventual.Rezultati aktual i takimit është 4-3 në favor të ekipit të Xhakës.