Kryesore

Thyen ‘orën policore’/ 6 të rinj nga Presheva sot dërgohen në Gjykatën për kundërvajtje

Në komunën e Preshevës sikur se në tërë shtetin sot ishte orë policore përshkak të pandemisë. Mirëpo, si duket sot shumë të rinj këtë ditë humbën durimin dhe ju drejtuan pendës së Rahovicës, merr vesh rtvpresheva.com

Kjo bëri që organet e rendit të intervenojn me qëllim që njerzit e tubuar te penda mos të rrezikojnë infektimin eventual me covidd 19. Me këtë rast, rtvpresheva.com nga burimet e veta jozyrtare merr vesh se 6 të rinj nga komuna e Preshevës janë procesuar nga ana e policisë dhe janë dërguar para gjykatësit për kundërvajtje ku në momentin që po raportojmë pritet të ju shpallet denimi i cili për këtë vepër parashihet prej 50.000 dinarë deri në 150.000 dinarë.

Duke qenë të njoftuar se sipas të gjitha gjasave orës policore së shpejti po i vije fundi apelojmë te qytetarët tanë që të kenë durim edhe pak dhe mos ti nënshtrohen rrezikut të infektimit eventual por edhe dënimeve të majme në të holla