Lajme

Theu kasën në xhami dhe mori paratë e skamnorëve, kapet autorja

Në xhaminë e Gurrakocit dy ditë më parë është thyer kasa e të hollave të mbledhura për skamnorë. Sipas njoftimit të policë rajonale në Pejë, nga kasa është vjedhur një shumë e konsiderueshme e parave të mbledhura në mënyrë vullnetare për personat e varfër.

Por autorja është arrestuar, ka njoftuar policia.

“Pas një pune hetimore të zyrtarëve policorë të stacionit në Istog, është identifikuar dhe është arrestuar e dyshuara SH.H. e cila ka pranuar që ka kryer vjedhjen në fjalë. Me urdhër të prokurorit, e dyshuara është intervistuar dhe më pas është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftim.