“The Times”: Rusia e ka të gatshëm planin për të pushtuar Moldavinë
Rusia do të përpiqet të hapë një front të ri të sulmit ndaj Ukrainës nga Moldavia, sipas burimeve ushtarake ukrainase.
Një burim tha se ekziston një numër i madh i indikacioneve se Rusia së shpejti do të sulmojë Moldavinë, pasi që vendosja nën kontroll e Moldavisë do ti mundësonte forcave ruse që nga perëndimi të lëvizin drejtë qytetit Odesa, në Ukrainë, raportoi e përditshmja britanike, “The Times”.
Ne besojmë se Kremlini ka marrë tashmë vendimin për të sulmuar Moldavinë. Fati i Moldavisë është shumë vendimtar. Nëse rusët fillojnë të marrin kontrollin, ne do të jemi ushtarakisht një objektiv më i lehtë dhe kërcënimi për Ukrainën do të jetë ekzistencial”, tha burimi.
Tensionet tashmë kanë filluar të rriten në Transdnjestri, rajon ky separatist pro-rus në Moldavi, në kufi me Ukrainën.