Thaçi optimist për takimin në Washington: Do të jetë takim i vështirë, do të arrijmë më tepër seç presin skeptikët
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka thënë se pret që në Shtëpinë e Bardhë të hapet një kapitull i ri për zgjidhjen e problemeve mes dy vendeve, Kosovës dhe Serbisë.
Ai duke folur në një intervistë për Radio Televizionin e Kosovës ka theksuar se Kosova ka bazë Kushtetutën e vendit.
“Do të jetë një takim jo i lehtë, i vështirë. Si delegacion i Kosovës do të jemi unik”.
“Unë shpresoj se do të arrijmë më tepër seç presin skeptikët. Takimi do të jetë me vështirësi, do të jetë shumë i rëndë, sepse Serbia, për fat të keq, ende vazhdon të shikon nga e kaluara dhe pak të fokusohet për të ardhmen. Mandej e shikojnë Kosovën në aspektin e mitit dhe historisë së rrejshme dhe jo në realitetin e Kosovës së pavarur e sovrane. Megjithëse institucionet dhe liderët në Serbi e dinë se Kosova është vend i lirë e i pavarur dhe se kjo gjë është e pakthyeshme”.