Thaçi letër Kurtit: Pezulloje vendimin – ke krijuar panik, frikë e paqartësi
Presidenti i Kosovës ka kërkuar nga kryeministri i Kosovës ta pezullojë vendimin e djeshëm.
Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi, pasi i është drejtuar Gjykatës Kushtetuese, i është drejtuar edhe kryeministrit Albin Kurti, siç tha ai, përmes një letre.
Nga ai, thotë se ka kërkuar ta rishqyrtojë vendimin për kufizimin e lëvizjes së qytetarëve. Me këtë vendim, thotë Thaçi, kryeministri Kurti vetëm ka krijuar panik.
“Le të rishqyrtojë vendimin me të cilin ka krijuar, panik, frikë, tollovi e paqartësi”, u shpreh Thaçi, raporton KOHA.
Tutje, tha Thaçi, “Kurti ta pezullojë atë vendim deri në vendimin e Gjykatës Kushtetuese”.