Të fundit

Bujanoc: Hajdutët thyejn dyqanin e Telenorit

Dega e Telenor në Bujanovac u grabit natën e kaluar.

Megjithëse nuk ka një konfirmim zyrtar nga Policia, vitrina e thyer e dyqanit, por edhe deklaratat e qytetarëve, kalimtarëve të rastit, të cilët panë policët në objektin Telenor në qendër të qytetit herët në mëngjes, tregojnë se zyra ishte thyer gjatë natës.

Hetimet janë duke vazhduar për ta zbuluar rastin më fjalë.

Tani për tani, nuk dihet se çfarë morën hajdutët, dhe sa dëm ka.