Thaçi iu bën thirrje deputetëve të mos i injorojnë kërkesat e shqiptarëve të Luginës
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka publikuar në llogarinë e tij në Facebook, draft-rezolutën për bashkimin e Luginës së Preshevës me Kosovën të cilën e kishte dërguar dje në seancën e Kuvendit.
Ai u ka bërë thirrje deputetëve të Kuvendit që të mos i injorojnë kërkesat e shqiptarëve të Luginës së Preshevës.
Thaçi thotë se e kanë për obligim që t’i mbështesin kërkesat e tyre.
“Kjo është draft-rezoluta që ia kam dërguar për shqyrtim dhe miratim Kuvendit të Republikës së Kosovës. U bëj thirrje deputetëve të Kuvendit të Kosovës që të mos i injorojnë kërkesat legjitime të shqiptarëve të Luginës së Preshevës. Ne e kemi obligim që t’i mbështesim në realizimin e kërkesave të tyre”, ka shkruar ai.