Lajme

Thaçi e falënderon Trumpin, pret përfundimin e shpejtë të dialogut me njohje reciproke me Serbinë

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka falënderuar presidentin e SHBA-së, Donald Trump, për siç ka thënë ai, përkrahjen që po i jep dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Thaçi ka komentuar në një postim në Twitter, që më herët e bëri Këshilli Kombëtar i Sigurisë (NSC) së SHBA-së, ku thuhet se marrëdhëniet mes Kosovës e Serbisë kanë shumë rëndësi për administratën Trump.

“Faleminderit sërish Donald Trump për përkrahjen e dialogut mes Kosovës dhe Serbisë. Angazhimi direkt i SHBA-së nëpërmjet Robert C. O’Brein e Richard Grenell ka sjell një dinamikë të re te procesi dhe presim me padurim përfundimin e tij me njohje reciproke së shpejti”.