Thaçi dërgon Dekretin Presidencial në Kuvend me emrin e Albin Kurtit për Kryeministër
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka dërguar në Kuvendin e Kosovës dekretin e Albin Kurtiti.
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, sapo ka dërguar në mënyrë zyrtare Dekretin Presidencial me emrin e kandidatit për Kryeministër, Albin Kurti, në Kuvendin e Kosovës, raporton lajmi.net, transmeton Ministrialajmeve.com
Këtë e ka bërë të ditur vet Thaçi përmes një postimi në profilin e tij zyrtar ku ka thënë se ky është një hap shumë i rëndësishëm prej krijimin e institucioneve të reja.
Postimi i plotë i Thaçit pa ndërhyrje:
Pas pranimit të propozimit për mandatar për formimin e Qeverisë së Republikës së Kosovës, Dekretin Presidencial me emrin e kandidatit për Kryeministër e dërgova zyrtarisht në Kuvendin e Republikës së Kosovës.
Ky është hap shumë i rëndësishëm për krijimin e institucioneve të reja dhe nga sot fillon edhe rrjedhja e afatit kushtetues për formimin e Qeverisë së Republikës së Kosovës.