Shqipëri

Tërmeti shkatërrues, mbërrijnë në Shqipëri ndihmat e para nga Bashkimi Evropian

Mbërrijnë në Shqipëri ndihmat e para të Bashkimit Evropian për familjet e prekura nga tërmeti i 21 shtatorit.

Një avion ushtarak grek solli këtë të diel kontributin e qeverisë së Greqisë për Shqipërnë. Në ceremoninë e pritjes ishte i pranishëm edhe drejtuesi i ekipit të BE për Emergjencat Civile, Peter Glerum.

Nga ana e tij, Sekretar i Përgjithshëm i Mbrojtjes Civile të Greqisë, Nikolaos Hardalias, tha se jemi këtu të japim një mesazh solidariteti dhe mbështetje për pupullin shqiptar.

Drejtori i Përgjishshëm i Rezervave të Shtetit, Paulin Luli, falenderoi në emër të Ministrisë së Mbrojtjes përfaqësuesit e lartë të Mbrojtjes civile për solidaritetin.