LajmeTë fundit

Presidenti i Turqisë nuk vjen me duar bosh: Erdogani sjell miliona në Serbi!

Daçiç thotë se Erdogan është shum i kënaqur nga marrëdhëniet me Serbinë.

Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan, i cili do të arrin në Serbi, në një vizitë dy-ditore më 7 tetor, do të sjell miliona euro dhe investime të mëdha, tha Ministri i Jashtëm Ivica Daçiç.

Përveç dialogut të mirë politik, ardhja e Erdogan do të forcojë gjithashtu bashkëpunimin ekonomik midis dy vendeve, pasi projektet kryesore të infrastrukturës dhe hapja e fabrikave të reja do të kontraktohen, tha Daçiç.

Këto janë projekte të mëdha infrastrukturore, investime në fushën e transportit, si dhe fabrika të reja që do të ofrojnë punë.

Daçiç thotë se Erdogan është veçanërisht i kënaqur me marrëdhëniet shumë të mira me Serbinë.

“Erdogan thotë se bashkëpunimi ynë është i jashtëzakonshëm. Gjatë qëndritmit të tij në Beograd, do të organizohet një mbledhje e Këshillit të Lartë të Bashkëpunimit të Serbisë dhe Turqisë, dhe më pas do të saktësohet gjithçka që lidhet me fillimin e punës në autostradën e Sarajevës. Unë pres që të hapen disa fabrika, të gjitha do të jenë miliona investime”, tha Daçiç.