Tërmeti/Rama kërcënon mediat: “sharlatanë, mos na detyroni tj’u mbyllim”
Kryeministri Edi Rama zhvilloi këtë të enjte një mbledhje të jashtëzakonshme të qeverisë, lidhur me situatën katastrofike në të cilën ndodhet vendi pas tërmetit të fuqishëm. E megjithatë, nuk ka ngurroi të përfitojë nga rasti, për t’iu kundërvënë mediave.
“Nga ana tjetër besoj që është me shumë rëndësi të nënvizoj sot, duke u nisur nga një flusk i madh alarmi dhe paniku se ka një rëndësi tejet të posaçme, e të gjithë atyre që kanë në dorë një mjet komunikimi, apo që shfaqen në ekrane, është momenti që të ruhet qetësia dhe nuk është momenti për sharlatanë. Këto janë krime në kuptimin e vërtetë të fjalës, janë krime që cënojnë jetën e përditshme të njerëzve. Iu bëj thirrje të gjithëve, duket besuar se i bëjnë nga mungesa e një reflektimi pak të cekët, që të mos na detyrojnë që nga gjendja e jashtëzakonshme, që të marrim masa që t’ju fikim dritën e ekraneve.
Është jo njerëzore mbi të gjitha, në kushtet kur njerëzit kanë marrë arratinë nga shtëpitë, në të shumtën e herës edhe të nxitur nga mungesa për të arsyetuar qartësisht nga lajmet e rreme. Ata të cilët kanë përgjegjësi t’i shfaqen publikut si ndërmjetës të përfshihen në një lloj veprimtarie që s’ka sensin e njerzillëkut, të ndalen për të qetësuar shpirtat e njerëve. Ata bëjnë parashikime, por këto janë krime. Kjo është kohë për psikologët, nuk është kohë për astrologët. Broçkulla!”, u shpreh Rama.