Tërmet në Serbi
Disa dridhje të tokës janë regjistruar të martën në territorin e Serbisë, njoftoi Qendra Sizmologjike Evropiane e Mesdheut (EMSC).
Në njoftimin e publikuar në Twitter, EMSC-ja bëri të ditur se dridhja me shkallën më të lartë të rihterit ishte 4.0, ndërsa më pas janë regjistruar edhe disa më të ulëta.
Nuk është bërë e ditur nëse ka pasur dëme.
