Tërhiqet edhe avokati i dytë i gruas që po e akuzon Neymarin për përdhunim
Najila Trinidade Mendes do ta ketë të vështirë të gjejë avokat që do ta përfaqësojë atë në akuzën për përdhunim të ngritur ndaj Neymarit.
Fillimisht ishte një studio ligjore ajo që vendosi ta braktiste brazilianen që e akuzon Neymarin për përdhunim, por tani edhe avokati i dytë largohet nga kjo çështje.
Në një deklaratë, avokati Danilo Garcia de Andrade theksoi se ka vendosur të heqë dorë nga përfaqësimi i Najila Trinidade Mendes, pasi nuk dëshiron të bëhet pjesë e një akti të paligjshëm, që për qëllim ka përfitimin e parave, transmeton kp.
“Besoj në punën time dhe dua ta bëj në mënyrën më të mirë të mundshme, por në rastin konkret nuk mund të marr pjesë në një akti të paligjshëm, që bëhet me qëllim përfitimin ekonomik”, tha ai.
Ndërkohë, vetë braziliania denoncoi të dielën vjedhjen e tabletit ku ishte regjistruar videoja e përdhunimit, duke theksuar se tashëm ka humbur provën e vetme të akuzës së saj.