Shqipëri

“Kjo javë përcakton 10-15 vitet e ardhshme”. Çfarë paralajmëron Basha?

Partia Demokratike mblodhi sot pasdite Këshillin Kombëtar, për të diskutuar propozimin e bërë nga Kryesia e partisë për krijimin e Aleancës Qytetare për mbrojtjen e demokracisë në çdo bashki.

“Ne duhet të jemi gati të bëjmë detyrën tonë për të mbrojtur demokracinë dhe rendin kushtetues dhe për të mos pranuar asnjë proces votimi fallco, në shkelje dhe dhunim të Kushtetutës”, tha Basha, duke theksuar se këto javë janë përcaktuese për 10-15 vitet e ardhshme.