Bota

Tensionet me Iranin, SHBA do të dërgojë 1,000 trupa shtesë në Lindjen e Mesme

Ushtria amerikane do të dërgojë 1000 trupa shtesë në Lindjen e Mesme, ndërsa tensionet po rriten me Iranin.

Ushtruesi i detyrës së Sekretarit të Mbrojtjes Patrick Shanahan tha se vendosja ishte në përgjigje të asaj që ai e përshkroi si “sjellje armiqësore” nga forcat iraniane.

Në deklaratën e tij, ai tha se “Shtetet e Bashkuara nuk kërkojnë konflikt me Iranin” por veprimi është marrë “për sigurinë dhe mirëqenien e personelit tonë ushtarak që punon në të gjithë rajonin për të mbrojtur interesat tona kombëtare”.

“Sulmet e fundit iraniane vërtetojnë inteligjencën e besueshme që kemi marrë për sjelljen armiqësore të forcave iraniane dhe grupeve të tyre të autorizuar që kërcënojnë personelin dhe interesat e Shteteve të Bashkuara në të gjithë rajonin”.

Ai tha se ushtria do të vazhdojë të monitorojë situatën dhe të reagojë në përputhje me rrethanat.