Kryesore

Tensione në Beograd: Opozita tenton të hyjë në Kuvendin e qytetit

Përfaqësuesit e bllokut opozitar Lidhja për Serbinë (LpS) janë tubuar rreth orës 10 para Kuvendit të qytetit të Beogradit dhe kanë tentuar të hyjnë në ndërtesën e administratës, siç kanë thënë, për të biseduar me kryetarin e bashkisë Zoran Rdojicic.

Të punësuarit, sipas medieve serbe, ndër të cilët më së shumti ka gra, qëndrojnë në hyrje dhe nuk ua lejojnë përfaqësuesve të LpS-së.

Reporterja e televizionit N1 ka bërë të ditur se është krijuar rrëmujë, një gruaje i ka tënë të fikët, ndërsa policia nuk duket askund.

Bosko Obradovic, Borko Stefanovic e Nikola Jovanovic gjendet para hyrjes, bashkë më simpatizues të shumtë, ndërsa para derës janë anëtarët e këshillit të qytetit, të cilët po diskutojnë me ta.

Pas disa muajsh shëtish të qeta kundër pushtetit të Aleksandar Vucicit, protestat e opozitës në Serbi kanë filluar të ashpërsohen pas hyrjes në ndërtesën e televizionit shtetëror, ndërsa opozita ka paralajmëruar një tubim të madh më 13 prill, nëse kryetari Vucic nuk jep dorëqje.