Tension tek Teatri, përplasje mes policisë dhe protestuesve në Tiranë
Situata në zonën rreth Teatrit Kombëtar vijon të mbetet e tensionuar. Protestuesit kanë arritur të heqin kordonët metalikë dhe ka patur përplasje mes tyre dhe forcave të policisë.
Turmat janë përfshirë në përplasje fizike ku kanë mbetur edhe persona të lënduar. Tashmë janë vënë në gadishmëri edhe forcat speciale të policisë.
Në orët e para të mëngjesit, rreth orës 4:30, policia dhe fadroma kanë ndërhyrë tek Teatri Kombëtar dhe kanë nisur shembjen e godinës.
Dhjetëra qytetarë jaë shoqëruar, ndër të cilët aktivistë të Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit, ish-deputetë, aktorë.
Nga turma e protestuesve është brohoritur “poshtë diktatura”, “liri demokraci”.
Presidenti Meta ka reaguar në lidhje me këtë ngjarje duke e cilësuar atë një damkë të zezë të asaj që ai e ka quajtur mafia në pushtet. Kreu i opozitës, Basha ka njoftuar se opozita është mbledhur sot për të marrë vendime politike.
Kryeministri Rama reagoi në Facebook, duke shkruar se ata që protestojnë sot nuk do të dalin dot Tiranë.