Bota

Tension në xhaminë Al-Aksa, disa të plagosur nga përleshja mes palestinezëve dhe policisë izraelite

Besimtarët palestinezë u përleshën me policinë izraelite mbrëmjen e së premtes në kompleksin e xhamisë Al Aksa, një vendndodhje e shenjtë për myslimanët dhe hebrenjtë.

Nata e trazuar ishte sera e fundit e konfrontimeve të përgjakshme që kanë ndodhur gjatë javëve të fundit dhe që përkojnë me muajin e shenjtë të Ramazanit për myslimanët.

Kryqi i Kuq i Palestinës thotë se 175 persona u plagosën gjatë përleshjeve me policinë. Shumica kanë marrë plagë në fytyrë dhe sy nga plumbat manovër dhe hedhja e granatave tymuese. Nga ana tjetër të plagosur kanë mbetur dhe gjashtë policë të Izraelit.

Në orët e para të së premtes, trupat izraelite vranë dy palestinezë dhe plagosën një të tretë pasi njëri hapi zjarr në një bazë paramilitare të Izraelit në zonën e pushtuar të Bregut Perëndimor.

Gjatë javëve të fundit, tensioni në lindje të Jerusalemit, që pretendohet nga Izraeli dhe Palestina, ka qenë i lartë. Në nisje të muajit të Ramazanit, Izraeli bllokoi grumbullimin në një prej vendeve më popullore ku palestinezët takohen gjatë agjërimit.