Të fundit

Reagon edhe Pajaziti: Është e papranueshme njollosja e simboleve tona kombëtare

“Është e papranueshme njollosja e simboleve tona kombëtare e aq më tëpër kur ato janë të vendosura në vendet e rënies të dëshmorëve tanë.

Këto veprime paraqesin provokime të rënda për popullin tonë i cili u flijua aq shumë gjatë historisë ndërsa primitivizmi i atyre që na dëmtuan gjithnjë nuk po pushon ende.

Serbia duhet t’i ndaloi këto sjellje anticivilizuese kurse Bashkësia Ndërkombëtare duhet të përkushtohet me më seriozitet për rajonin tonë.
Kontributin e Fatmir Ibishit dhe dëshmorëve tjerë nuk mund ta njollos askush.
Ata mbesin heronjtë tanë dhe është detyrim yni t’i përkujtojmë, e momentet e fundit të jetës së tyre paraqesin vendet e shenjta të cilat meritojnë përkulje për veprat madhore që i lanë pas vetes.” ka shkruar Arbër Pajaziti, kryetar i APN në Bujanoc.