Teatri Preshevës paraqitet nesër në festivalin e teatrove në Gostivar me shfaqen “Misteri”
Më 22 shtator ka filluar edicioni i katërt i festivalit të teatrove “Othello” në Gostivar.
Ndryshe nga herët e tjera ai sivjet do të zhvillohet në ambient të hapur në restorantin “Ignatia”.
Për pesë netë me rradhë, respektivisht deri më 26 shtator, para publikut gostivaras do të vendosen në skenë shfaqe nga teatro të ndryshme: një në gjuhën bullgare, tre në shqip dhe një në gjuhën maqedonase.
Pjesë e këtij edicioni është edhe shfaqja “Misteri” nga Teatri i Preshevës, e që në skenë ngjitet nesër (më 25 shtator).
Në vazhdim njoftimi i shtëpisë së kulturës në lidhje me pjesëmarrjen e Teatrit tê Preshevës në këtë festival i cili është publikuar në faqen e kêtij institucioni në facebook:
Nesër më dt: 25 Shtator 2020 ( e Premte ) Teatri i Qytetit të Preshevës me shfaqjen ” Misteri ” , merrë pjesë në Festivalin Internacional ” Othello ” – Edicioni i |V-të , në Gostivar .
Kujtojmë që në ketë Festival marrin pjesë Teatro nga : Bullgaria , Maqedonia e Veriut , Shqipëria dhe Teatri i Preshevës .
Komfort masave , kemi qenë të detyruar që të kryejmë testin e Covid 19 , ku fatmirsisht i gjithë ekipi rezultuan negativ në testet e bëra (PCR) .
Suksese Aktorëve dhe staffit teknik !