Te rinjet e Beogradit, solidarizim me “furrat” shqiptare ne Serbi
Sot, pas nje proteste te ultra nacionalistve serb, para furres “Roma” me pronar shqiptar,e pas shume thirrjeve fashiste nga ana tyre, kane reaguar edhe shume aktiviste e te rinje te Beogradit, shkruan Ministria Lajmeve.
Ne rrjetin social fejsbuk, ata po organizohen per Solidarizim me pronaret e furres, deri sa kritikojne ashper protesten linquese ndaj puntoreve dhe pronarit.
Luka Knezevic – Strika, artist i njohur nga Beogradi ne rrjetin e tij ne fejsbuk ka shkruar “zemren e solidarizim me furrat shqiptare ne Beograd” sikur edhe “ata me buke, ju me gure” deri sa te shume aktiviste e te rinje tjere,po i bashkohen kesaj nisme.
Luka Knezevic – Strika,eshte fotograf i mirnjohur ne Serbi, derisa ishte edhe pjese e edicionit te fundit te Festivalit Pre Foto ne Presheve.
Poashtu edhe Dobrica Veselinovic aktivist nga Beogradi, ndryshe edhe nje nder perfaqesuesit e Nismes Ne Davimo Beograd, ne rrjetin e tij ne tuiter ka ftuar te rinjet tjere “per burek” tek furra Roma, ku pronari eshte shqiptar.