Të fundit

Promovohet libri “Anatomia e tempujve fetar në Preshevë”, i autorit Shkëlzen Limani

Me rastin e shënimit të ditës së Tempullit të dijes (bibliotekës), u mbajt manifestim solemn me aktivitete të shumta. Pikturat artistike të talentëve e profesionistëve vendas të ekspozuara në hollin e bibliotekës, ishin mirëseardhja fillestare për pjesmarrësit e kësaj ngjarje kulturore. Amfiteatri institucionit i dizajnaur e stolisur me fotografi nga tempjut fetar, potrete të prijësve fetar dhe skena me porosi nga më të mirat për të gjithë vizitorët ishte mjaft mreslënëse.
Drejtori bibliotekës Mimoza Saqipi hapi manifestimin duke uruar e përshëndetur të gjithë të pranishmit me theks të posatshëm mysafirët. Pas shpjegimit të shkurtër të historikut të bibliotekës dhe shpalosjes së fotografisë së bibliotekes të vitit 1941(dhuratë nga Skender Latifi e siguruar në arkivin e Sofjes), radhën i’a la promovimit të dy librave të MSC. Shkëlzen Limanit.
Prania e Kryegjyshit Botror Bektashian Hiirësis së Tij, Haxhi dede Edmond Brahimaj në këtë ngjarje e nderoi me një fjalim përshëndetës duke nisur nga porositë profetike “Pa Atdhe nuk ka Fe”, e deri te porositë dhe mesazhet për ruajtjen e bërthamës kombëtare, vlerave fetare, traditës familjare dhe përpjekjet e vazhdueshme për përcjelljen e zhvillimeve shkencore e profesionale teknologjike e bashkëkohore. Pastaj Kryetari Bashkësisë Islame në Preshevë prof. Ibrahim Ahmedi (imam) përshëndeti të Pranishmit duke u fokusuar në vlerat e trashëgimisë fetare në Preshevë, motivimin e të rinjëve për të nxënit e dijes deri te kontributi dhe shembujt e tolerances së popullit tone. Ndërsa kryetari komunës Shqiprim Arifi me fjalim rasti përshëndeti të Pranishmit dhe faleminderoj organizatoret, autorin dhe panelistët për gjitha kontributet e dhëna. Ai deklaroi gadishmërinë për mbështetje të profesionisteve, studenteve dhe artisteve vendas si dhe theksimin e krenarise për traditat e vendit.
Kurse prof. Dr. Bardhosh Braçe nga Universiteti “Ismail Qemali” në Vlorë, recenzent librit “Në malin e shpirtit të shqiptarëve”, potencoi se autori Shkëlzen Limani me këtë rast ka bërë sëbashku tri maja: Preshevën – Malin e Tomorit – Kryegjyshatën Botrore Bektashiane me seli në Tiranë.
Gjithashtu, prof. Fitim Nuhiu, lexoi recenzionin e librit “Anatomia e Tempujve fetar në Preshevë” (mbështetur nga NDI) , nga Skender Latifi duke potencuar historikun dhe lavdinë e kësaj popullate gjatë shekujve dhe perspektivën për të ardhmen.
Shkëlzen Limani autor i dyja veprave që u përuruan sot, faleminderoj të gjithë ata që kontribuan dhe mbështetën në grumbullimin e të dhënave, materjaleve dhe mbështetjes për daljen në dritë të këtyre veprave. Librat nuk kanë karakter fetar, por tërthorazi prekin përditshmërinë e njerëzve dhe ritualet, tempujt dhe besimet fetare. Librat u shpërndan falas.
Mes të pranishmeve ishte redaktori librit Syrija Xhelaj Tiranë, zvkryetari komunës Almin Shaqiri, drejtor shkollash në Preshevë, drejtor biblioteke nga Bujanoci, shkrimtar, poet, professor universitar, përfaqesues të shoqrise civile, mediat lokale dhe kombetare etj. Të gjithë pjesën festive e përcillnin dy instrumentalistët e mrekullueshem me violin.