Të gjitha thirrjet telefonike në shërbimin e ndihmës së parë në Preshevë do të regjistrohen
Nga sot të gjitha thirjet telefonike në shërbimin e ndihmës së parë në Shtëpinë e shëndetit në Preshevë do të regjistrohen në mënyrë digjitale.
Në Shtëpinë e shëndetit në Preshevë, për komunikim më korrekt staf mjeksor – pacient dhe për shkak të keqpërdorimeve të deritanishme, në shërbimin e Urgjencës prej datës 16.10.2020 ditë e premte do të regjistrohen të gjitha thirjet telefonike.