Të fundit

Qeveria e Kosovës ndan 50 mij euro për projektin ‘Aftësimi profesional i të rinjve në Komunën e Bujanocit’

Qeveria e Kosovës në mbledhjen e mbajtur sot miratoi kërkesën e Komunës së Bujanocit për financimin e projektit “Aftësimi profesional i të rinjve në Komunën e Bujanoci’ . Ky projekt kap vlerën prej 50 mij euro. Pas aprovimit të kërkesës ka reaguar edhe i pari i Komunës së Bujanocit, Shaip Kamberi, i cili përmes një postimi në llogarin e tij në FB ka falënderuar Qeverinë e Republikës së Kosovës për përkrahjen duke shkruar se “Bashkëpunimi i filluar dy vite me parë në mes të Komunës tonë dhe Qeverisë së Republikës së Kosovës po vazhdon të jape rezultate konkrete.”, përcjell Ministrialajmevem.com.

Postimi i plotë i Kryetarit të Komunës së Bujanocit, Shaipi Kamberi:

Faleminderit Kosovë ??

Me propozim të Ministrit të Financave të Republikës së Kosovës, Lulzim Rafuna, Qeveria e Republikës së Kosovës, në mbledhjen e mbajtur sot, aprovoi kërkesën e Komunës së Bujanocit për të përkrahur projektin për aftësimin profesional të të rinjëve të Komunës tonë.

Qeveria e Republikës së Kosovës ka ndarë sot 50.000 euro për të përkrahur këtë aktivitet.

Bashkëpunimi i filluar dy vite me parë në mes të Komunës tonë dhe Qeverisë së Republikës së Kosovës po vazhdon të jape rezultate konkrete.