Të dhënat e 106 milionë njerëzve vidhen në SHBA e Kanada
Detajet personale të 106 milionë njerëzve nëpër Shtete të Bashkuara dhe Kanada, janë vjedhur përmes një sulmi kibernetik që kishte cak bankën “Capital One”.
Konfirmimin e sulmit e ka dhënë vetë banka, pasi një person u arrestua për këtë rast. Sipas bankës, të dhënat si emri, adresa dhe numrat telefonikë janë vjedhur gjatë këtij sulmi, transmeton KTV.
Fatmirësisht, hakeri nuk pati qasje në numrat e kartelave bankare. “Capital One” është një prej bankave që lëshon më së shumti kartela krediti në Amerikë. Firma njoftoi se 100 milionë njerëz ishin viktima në SHBA, ndërsa 6 milionë në Kanada.