Tanjug: Vuçiq nesër në Bruksel, takime me zyrtarët më të lartë të BE-së
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq do të takohet nesër në Bruksel me zyrtarët më të lartë të Bashkimit Evropian.
Kështu raporton Tanjug duke iu referuar burimeve të saj.
Vizita e kreut të shtetit serb në Bruksel është një nga vizitat e para zyrtare “fizike” në institucionet e BE-së që nga prezantimi i masave kufizuese për të luftuar pandeminë Covid-19, transmeton Klan Kosova.
Në Bruksel për vizitë sot po qëndron kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti i cili është takuar presidentin e Këshillit Evropian, Charles Michel dhe Kryetarin e Komisionit për Punë të Jashtme të Parlamentit Europian dhe Nënkryetarin e EPPNënkryetarin e EPP, David McAllister, ndërsa pritet ta takojë edhe Kryetaren e Komisionit Europian Ursula von de Leyen, Kryetarin e Këshillit të Europës, Charles Michel, Komisionerin për Zgjerim Oliver Varhelyi.
Hoti e anuloi pjesëmarrjen e tij në takimin e Washingtonit një ditë pasiqë Prokuroria Speciale dorëzoi aktakuzë ndaj presidentit të vendit Hashim Thaçi.
Hoti bashkë me Thaçin të shtunën do të merrte pjesë në Shtëpinë e Bardhë pas ftesës nga Emisari special për dialogun, Richard Grenell për një diskutim me palën serbe.