Talenti preshevar Matin Berisha po dëshmon se shumë shpejt do t’i prekë majat e suksesit në arenën ndërkombëtare të futbollit
I riu preshevar 7 vjeçari Matin Berisha i cili me talentin e tij që ka për futbollin po tregon se shumë shpejt do t’i arrijë majat e suksesit në fushën e gjelbërt, përcjell Ministria Lajmeve.
Berisha qysh nga mosha 6 vjeçare është aktivizuar në shkollën e futbollit Lugina me trainer profesional e që me aftësite dhe talentin e tij po rritet si në aspektin profesional edhe atë fizik.
Redaksia jonë ka kontaktuar prindërit e djaloshit Berisha, ata janë shprehur tejet të kënaqur me punën e trainerit po ashtu janë vazhdimisht pranë birit të tyre për ta ndihmuar dhe suportuar atë që një të ardhme të afërt arrij drejt suksesit si një yll i vërtetë i futbollit.
Më poshtë mund ta ndiqni një video gjatë ushtrimeve personale të talentit Matin Berisha :