LajmeTë fundit

Mustafa: Ndjej për obligim politik e moral ndaj qytetarëve të Preshevës, që t’i propozoj Pushtetit Lokal një pako masash që duhet ndërmarrë për këtë kohë të pandemisë

Kreu i PDSH-së Ragmi Mustafa konsideron se Pushteti Lokal në Preshevë po dëshmohet se është i pa aftë për të menaxhuar situtatën që ka shkaktuar pandemia e virusit Covid-19, përcjell Ministria Lajmeve.

Z.Mustafa përmes një shkrimi në llogarinë e tij në Facebook, është shprehur se ndjen obligim politik dhe moral ndaj qytetarëve të komunës së Preshevës që të propozoj një pako masash që duhet ndërrmarrë për t’a “luftuar” koronavirusin.

Ky është shkrimi i plotë pa ndëhyrje:

Të dashur qytetar të komunës Preshevë! Duke qenë se Pushteti Lokal për kohën e Pandemisë Covid-19 po dëshmohet i pa aftë për t’menaxhuar këtë situatë, ndjej për obligim politik e moral që të propozoj një pako masash që duhet ndërmarrë për këtë kohë:
1. Të sigurohen maska të mjaftueshme pa pagesë në çdo hyrje dalje tëvendbanimeve duke i shpërnda secilit kalimtar që frekuenton në territorin e komunës. Kjo, krijon mundësinë e lëshimit të urdhërit nga shtabi për situata tê jashtëzakonshme për domosdoshmëri të vendosjes së tyre sa herë që dalin nga shtëpitë e tyre që do të kontribuoj në shkëputjen e zinxhirit transmetues të koronavirusit.
2. Të sigurohen kampione dhe paisje testimi të qytetarëve për Covid-19 në shtëpinë e shëndetit në Preshevë dhe të filloj testimi i gjithë qytetarëve tanë që kanë dyshime në shëndetin e tyre para se të shpallej Pandemia në botë.
3. Të shlyhen obligimet tatimore të tatimit në pronë për gjith qytetarët e komunës Preshevë për vitin 2020 dhe viteve paraprake nëse ka të tillë. Kjo, të realizohet sepse shkarkon nga brengat e qytetarëve tanë ndaj faturave që u vijnë nga gjitha anët e për këtë kohë e vit, nuk kanë të hyra materiale nga asnjë anë.
4. Komuna të merr obligim për shlyerjen e faturave të energjisë elektrike të gjitha familjeve dhe bizneseve të vogla e të mesme, për muajt mars, prill e maj të vitit 2020 duke nënshkru kontratë me njësinë elektrodistribuive të energjisë elektrike. Me këtë zbuten situatat e rënda socio-ekonomike të qytetarëve në komunën Preshevë.
5. T’u merren obligimet ndaj distributorëve të sinjaleve digjitale televizive e rrjetit të internetit për gjith parapaguesit që posedojnë kontrata për muajt mars, prill e maj. Me këtë mbahen të informuar gjitha familjet tona nëse jo mē shumë por po për mësimin e mënyrave për mbrojtje nga Covid-19 që nuk mungojnē si informacione në platformat elektronike televizive kombëtare. Sepse, dy televizionet lokale i gulfati po ky Pushtet Lokal sharllatan duke i sjell në pozitë verbërimi e shurdhimi banal i vet qytetarit përmes të cilit erdhën në pushtet.
5. T’u sigurohen mjetet materiale për të ardhurat personale të gjithë punëtorëve që gjer në fillim të muajit mars kanë qenë të kontraktuar në sektorin privat dhe atë jo më pakë se rroga minimale e garantuar me ligjin e punës. Me këtë masë, përfundimisht ndihmohet jo vetëm puntori por edhe biznesi privat që do të ruaj koherencën me puntorët në vazhdimsi. Edhe kjo masë të jet e afatizuar fillimisht njëlloj si masat tjera për muajt mars, prill e maj.
6. Të subvensionohen: bizneset e vogla e të mesme në sektorin prodhues, tregtar, dy Radiotelevizionet, shërbimet hoteliere e restorane, shërbimet shëndetsore private, farmacitë, shërbimet e specializuara për servisim paisjesh shtëpiake, automjetesh transporti, taksistët, bujqit, blegtorët e sidomos ata që e kanë të regjistruar ekonominë bujqësore. Padyshim se edhe ndonjë sektor tjetër që nuk përmenda. Kjo vie nga fakti se të gjitha këto subjekte ekonomike janë në humbje maramendse për çdo ditë edhe atë pa pikën e fajit të tyre.
7. T’u dilet në ndihmë familjeve në nevojë sipas një plani e strategjie konkrete edhe atë jo vetëm listave partiakësh në koaliconin qeverisës përmes fondit humanitar dhe qendrës për punë sociale por të dilet përtej këtyre listave. Edhe ky plan i detajuar të jet i shtrirë në kohë për jo më pakë se gjer në mbarim të muajit qershor për t’vazhduar edhe më tej.
8. Të finansohen përkohësisht në tre muajt rrjedhës të gjithë të rinjt e të rejat nga mosha 18 vjeçare e gjer te ajo 35 vjeçare me nga 100 euro për muaj. Këtu do përfshiheshin studentët, të pa punët dhe gjitha grupet e interesit në shoqëri sepse bëjnë pjesë në moshën ndërmjet 18 e 35 vjeç.
9. T’u sigurohen të ardhurat minimale të garantuara me ligj edhe gjith puntorëve që kanë punuar në biznese prodhuese, transporti, ndërtimi, shërbime hotelierike apo të ngjajshme pa kontrata pune. Me këtë masë, natyrisht se zbuten gjendjet sociale edhe të kësaj shtrese të shoqërisë Preshevare.
10. Urgjentisht t’u ndahen shuma në para në vlerë prej 100 euro listës emrore të qytetarëve në territorin e komunës së Preshevës që padrejtsisht ua vunë masën e vetkarantimit 14 ditor e pastaj edhe 14 ditë të tjera nga ana e policisë shtetrore sepse para se të shpallej gjendja e jashtzakonshme paskan qenë në Shkup, Kumanovë apo gjetiu në Kosovë. Edhe kjo masë e aprovuar nga Pushteti Lokal do të dëshmoj se është për qytetarin.
Arsyetim:
Buxheti i komunës është i qytetarit dhe për qytetarin. Vitin 2020 buxheti i planifikuar është rreth dhjetë milion euro. Prandaj, nuk është problem fare të mbulohet kjo pako e propozuar sepse nuk do të kushtoj më shumë se dy milion euro. Marrë parasysh se tre vitet e kaluara nuk është punuar gati fare në ngritjen e infrastrukturës, këtë vit bën me leje të qytetarit por edhe opozitës të punohet më pakë se gati fare. Nga ana tjetër, të hyrat në buxhetin e komunës në linjën buxhetore tatimi në të ardhura të puntorëve janë pak më shumë se një milion euro në vit. Gjithashtu edhe tatimet e tjera të sektorit privat gjithashtu mbulojnë shumēn rreth njëmilion euro tjera. Prandaj, rregulli logjik është njëkohësisht edhe postulat gjeneral, nga cilat burime janë realizu të hyrat duhet të kthehen po në ato burime si dalje. Me këtë rregullohet dhe cikli jetësor i vazhdueshëm i sistemeve në natyrë e në këtë rast sistemi qytetar Pushtet Lokal. Mbase, duket e tepërt shlyerja e obligimeve të shpenzimit të energjisë elektrike, por edhe këtu ekziston arsyetimi se dy vite komuna Preshevë ka realizuar taksën për vendosjen e shtyllave elektrike e transformatorëve të tensionit 10/0,4 kV e mbi 90% e tyre janë në prona qytetarësh. Kjo shumë dyvjeçare e realizuar ka qenë jo më pak se dy milion euro. Prandaj, pakoja Covid-19 e propozuar mbështetet në arsyetime absolut bindëse e jo fontanë dëshire. Më në fund të gjitha vendet po e bëjnë të njejtën. Ky Pushtet Lokal kur është deklaruar sa e sa herë më parë se është i aftë me sjell fonde nga Beogradi e donatorë tjerë, nëse gjer tani nuk arriti, le t’a bëj tani për qytetarin në situatën më të rëndë që nga pas lufta në Kosovë dhe asaj e UÇPMB-së. Dua të përmend se në udhëheqjen e Pushtetit Lokal të Preshevës nga ana e PDSH-së me partnerët e saj të koalicionit janë realizuar lehtësisht projekte të ngjajshme edhe pse buxheti ka qenë jo më shumë se shtatë milion eurosh. Mos të harrojmë: projekti socio-ekonomik i të rinjve që kishin mbaruar shkollim universitar, projekti për zhvillim ekonomik, të bujqësisë, grave vetmbajtëse të familjes dhe për rini. Gjitha këto projekte kanë tërheq mjete jo më pakë se rreth dy milion euro në vit. Ndërkohë, ky Pushtet Lokal ka trumbetuar rregullisht se asfalti, pllakat e betonit, shtyllat elektrike e të ngjajshme nuk hahen. Vërtet po, por këta i konsumuan të njejtat në të tre racionet ditore. Sidomos, këtë vit, nuk ka kushte për zhvillim projektesh në cilëndo fushë. Shtrohet pyetja: ku do t’a shpenzojnë buxhetin dhjetë milion euro?
Për fund, sygjeroj pushtetmbajtësit përkatësisht pushtetblerësit apo pushtetuzurpuesit le ta kapin këtë pako masash për qytetarin. Për mos me dal kopjues të këtij projekti le t’a ndryshojnë pakë sepse për gjëra të tilla janë supermashtrues. Nga ana tjetër propozimi për disa pika është për tre muaj, ju zgjërone intervalin kohorë në gjashtë muaj.
Uroj shëndet e mbarësi për qytetarët e komunës Preshevë. Në këtë kohë zbatoni me dashuri udhëzimet e Organizatës Botërore të Shëndetsisë!
#rrini në shtëpi
#ruani shëndetin Tuaj dhe të tjerve
RM