Takimi i dyshimtë i Agim Veliut me personin e dënuar për krime, Blerim Poterën
Ministri tashmë i shkarkuar nga Ministria e Punëve të Brendshme, Agim Veliu ka zhvillua një takim të dyshimtë me një person të dënuar për krime.
Blerim Potera, i ka shkuar në takim Veliut në objektin e Ministrisë së Punëve të Brendshme.
Takimi siç merr vesh Gazeta Insajderi është zhvilluar me datën 14 mars, pak ditë para shkarkimit të Veliut nga kryeministri Albin Kurti.
Potera, është i njohur për sistemin e drejtësisë për disa vepra penale, shkruan Insajderi.
Para një viti, Blerim Potera bashkë me Astrit Mehmetin i njohur si Llepota, e kanë sulmuar fizikisht pronarin e kafiterisë “Che Bar”.
Policia kishte arrestuar dy të dyshuarit dhe me urdhër të prokurorit ishin dërguar në mbajtje.
Biznesmeni Potera ka qenë i dënuar dhe hetuar për vepra të rënda penale, përfshirë trafikim armesh, kallëzim I rrejshëm e lëndim trupor.
Gjatë kohësa sa ka qenë në vuajtje të dënimit me burg ai ishte favorizuar nga zyrtarë të lartë të burgjeve.