Lajme

Takimi i 18 marsit në Ohër: Lajçak sot shkon në Beograd, takon Vuçiqin

Në vazhdën e përgatitjeve për takimin e 18 marsit që do të mbahet në Ohër, Miroslav Lajçak do të udhëtojë sot për në Beograd.

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq do të takohet me përfaqësuesin special të Bashkimit Evropian për dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë dhe çështje të tjera rajonale të Ballkanit Perëndimor.

Takimi është planifikuar për në orën 14:30 në ndërtesën e Sekretariatit të Përgjithshëm të Presidentit të Serbisë, ndërsa pas takimit do të publikohet një komunikatë për media.