Lajme

Vuçiq pas takimit me Lajçakun: Formimi i Asociacionit është parakusht për normalizimin e marrëdhënieve

Themelimi i Asociacionit të komunave me shumicë serbe është parakusht për normalizimin e marrëdhënieve, ka thënë presidenti serb, Aleksandër Vuçiq pas takimit me emisarin e BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak.

Në njoftimin e presidencës serbe, thuhet se Lajçak dhe Vuçiq kanë biseduar edhe per propozimin evropian dhe hapat e tjerë për normalizimin e marrëdhënieve.

Presidenti Vuçiq, siç shtohet, theksoi se Serbia është duke punuar me përgjegjësi dhe është e përkushtuar për të negociuar me qëllim të arritjes së kompromisit dhe zgjidhjeve të qëndrueshme të nevojshme për një jetë normale dhe një të ardhme më të mirë për të gjithë qytetarët, me kufizime të përcaktuara qartë”, thuhet në njoftim.