Lajme

Tahiri: Grenell nuk do të merret më me dialogun Kosovë-Serbi, pozita e tij e re është ngritje në karrierë

I dërguari special i presidentit amerikan Donald Trump, për dialogun Kosovë-Serbi, ambasadori Richard Grenell ka marrë besimin e presidentit amerikan për të udhëhequr në Inteligjencën Kombëtare.

E pas emërimit të tij në këtë pozitë, Grenell siç duket nuk do të merret më me çështjen e Kosovës e veçanërisht me dialogun Kosovë-Serbi.

Të paktën kështu ka deklaruar për Telegrafin, njohësi i çështjeve politike Ramush Tahiri.

Tahiri ka thënë se emërimi i Grenellit si ushtrues detyre i Drejtorit të Inteligjencës Kombëtare në SHBA, është avancim në karrierën e tij.