Sveçla: Është gjetur armatim për qindra sulmues të tjerë
Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla ka thënë se Policia e Kosovës ka zbuluar një sasi të jashtëzakonshme të armatimit të rëndë.
Sipas tij, lirisht mund të thuhet se kishte pajisje për qindra sulmues të tjerë.
“Përgatitjet ishin që në mënyrë masive të sulmojnë Policinë e Kosovës dhe institucionet e Kosovës”, ka thënë ai. “Këta kanë dështuar falë sakrificës së Policisë”.
Ai ka thënë se ky është grup terrorist duke shtuar se disa janë identifikuar si pjesëtarë të mbrojtjes civile.