Opinione

Surroi: Kosova është shtet i cubave, s’mund të jetë shtet evropian

Publicisti Veton Surroi po thotë se Kosovqa nuk mund të bëhet pjesë e BE’së, pasi që është shtet i cubave, shkruan Gazeta Metro.


Surroi ka qenë i ftuar sot në Rubikon, ku ndër të tjera ka folur dhe për pushtetarët, për të cilët përdori fjalë të rënda.

Ai e quajti pushtetin e deritashëm si ‘pushtet cubash’.

“Nuk mund të jesh shtet evropian nëse je shtet i cubërisë,” ka thënë Surroi.

Tutje, ai i doli kundër pohimeve që e shohin kandidaten e LDK-së, Vjosa Osmanin, si të nënshtruar ndaj figurave më të mëdha në atë parti, si Lutfi Haziri, Agim Veliu e Isa Mustafa.