Supremja detyron KQZ-në të bëjë rinumërimin e votave të diasporës të ardhura me vonesë
Gjykata Supreme ka miratuar si të bazuar ankesën e Lëvizjes Vetëvendosje që të ndryshohet vendimi i Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa me të cilin ndalohej rinumërimi i, siç thuhet në vendimin e Supremes, 4639 fletëvotimeve të ardhura nga jashtë Kosovës.
Ndonëse këto vota kishin filluar të numëroheshin në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve, PZAP-ja kishte vendosur që të ndërpritet procesi pasi ishte kuptuar se kishin arritur me vonesë në Kosovë, gjegjësisht pas përfundimit të procesit zgjedhor të 6 tetorit.
Ato vota është konstatuar se janë nisur me kohë nga jashtë përmes postës, por kanë hasur në vonesa për shkaqe teknike, ndërkaq me vendimin e ri të Supremes, KQZ-ja detyrohet të bëjë këtë rinumërim.