Shqipëri

Sulstarova: Vucic është persona non grata, nesër protestë e Vetëvendosjes

Enis Sulstarova njihet si pedagog dhe autor mjaft i cituar për studimet e tij për shoqërinë shqiptare dhe çështjen kombëtare. Sot ai është dhe pjese e bordit drejtues të lëvizjes Vetëvendosja në Tiranë.

I intervistuar nga A2 CNN, ai flet për iniciativën e parë domethënëse të kësaj lëvizje, protesta e nesërme ndaj kryeministrit serb Aleksander Vucic, që do të jetën| tiranë i ftuar në samitin e Brdo-Brijunit, që mbledh liderët e Ballkanit.

“Në konferencë marrin pjesë kryeministri serb Vucic si dhe Milorad Dodik, lider i serbëve në Bosnje. Ata janë persona non grata në Shqipëri”, thotë Sulstarova, i cili shton se arsyet gjenden në faktin se “ ata nuk kanë hequr dorë nga politika e Milloshevicit dhe janë armiq të shqiptarëve”.  

Sulstarova tregoi se protesta do të fillojë në Bulevardin Dëshmorët e Kombit, deri në hotelin pranë sheshit Nënë Tereza ku do të zhvillohet samiti.

Regjistrimi në Gjykatë ka sjell mundësinë sipas Sulstarovës që Vetëvendosja të shpalosë aftësinë që ka për të protestuar, edh e pse sipas tij politika Shqiptare nuk reagon madje e ka rehabilituar Vucic, “pa asnjë shenjë pendimi nga ana e tij”.   

Ndërkohë që Vetëvendosja i ka të qarta objektivat e saj, “jemi një zë i shtuar që avancon në shoqërinë tonë çështjen kombëtare”, edhe pse për momentin nuk e di sesi do evoluojë struktura e saj në Shqipëri, “ e kemi nisur si OJQ,  do ecim me këtë hap, më vonë nuk i dihet. Shqipëria dhe Kosova kanë probleme të përbashkëta , prandaj duhen edhe zgjidhje të përbashkëta”.