Bota

Sulmohet sërish me raketa ambasada amerikane në Irak

Tri raketa goditën Zonën e Gjelbër në Bagdad, ku ndodhen shumë ndërtesa qeveritare dhe misione të huaja, duke rënë edhe pranë ambasadës së SHBA-ve në Irak.

Raketat u lëshuan nga rrethi Zafaraniyah, jashtë kryeqytetit irakian, ndërkaq dy predha ranë pranë Ambasadës së SHBA-së, thanë burime të policisë irakiane për Reuters.

Nga këto sulme nuk ka pasur të plagosur, por vetëm dëme materiale, njoftoi kanali televiziv Al Hadath. Incidenti ndodhi një ditë pasi rifilluan protestat antiqeveritare në Irak, gjatë të cilave gjashtë irakianë, përfshirë dy oficerë policie, u vranë dhe dhjetëra u plagosën, në Bagdad dhe qytete të tjera.