Bota

Sulm me thikë në Gjermani, të paktën tre viktima dhe gjashtë të plagosur

Një person në Gjermani ka sulmuar me thikë qytetarët në rrugë duke u marrë jetën tre personave dhe duke plagosur gjashtë të tjerë. Mediat në vend raportojnë se personi i armatosur është plagosur në këmbë nga policia e cila më pas e ka vënë në pranga.

Sulmuesi kishte një thikë në dorë dhe sulmoi qytetarët ndërsa vënë mbante edhe një maskë kundër Covid-19. Nuk janë ende të qarta motivet që e kanë shtyrë që të kryente sulmin. Policia ka mbyllur pjesë të qendrës së qytetit për një “operacion madhor” dhe u kërkoi banorëve që të qëndrojnë larg.

“E kemi arrestuar të dyshuarin. Nuk ka indikacione që të kemi të bëjmë me një tjetër të dyshuar. Nuk ka rrezik për popullatën,” njoftoi policia në Twitter.