Lajme

Studimi: Shpëlarësit e gojës vrasin koronavirusin brenda 30 sekondave

Një studim i ri ka zbuluar se shpëlarësit e gojës mund të vrasin koronavirusin brenda 30 sekondave.

Shkencëtarët thonë se rezultatet paraprake të studimit të Universitetit të Cardiff-it tregojnë se Covid-19 është zhdukur brenda 30 sekondave pas ekspozimit ndaj substancës së shpëlarësit, shkruan Al Jazeera.

Raporti zbulon se shpëlarëzit e gojës që përmbajnë të paktën 0,07% klorid cetipiridinium (CPC) dhanë shenja premtuese në zvogëlimin e transmetimit të virusit.

Ky studim, që do të shqyrtohet ende nga shkencëtarët, mbështetet në një studim tjetër të raportuar javën e kaluar që zbuloi se larja e gojës është efektive në zvogëlimin e shtimit të baktereve në sistemin viral, dhe mund ta eliminojë koronavirusin. Megjithatë kjo është provuar vetëm në laborator.

“Ky studim është shumë inkurajues dhe një hap pozitiv, tani kërkohet më shumë hulumtim klinik”, tha dr.Thomas, udhëheqës i studimit.

“Ne duhet të kuptojmë nëse ky studim i arritur në laborator mund të ketë të njëjtin efekt tek pacientët. Ne presim që të përfundojmë provën tonë klinike në fillim të vitit 2021”, tha dr. Thomas./ Opinion.al