Specialja: S’ka kërkesë e as vendim publik që Thaçit t’i jepet leje për të marrë pjesë në varrimin e babait
Gjykata Speciale e Hagës, përmes zëdhënësit Michael Doyle, ka deklaruar se aktualisht s’ka as kërkesë publike e as vendim publik të ndonjë gjyqtari lidhur me lirimin e mundshëm të ish-presidentit Hashim Thaçi për të marrë pjesë sot në ceremoninë e varrimit të babait të tij në Burojë të Skënderajt.
Doyle në një përgjigje për Klankosova theksoi se Specialja i publikon të gjitha dokumentet publike në faqen e qjykatës.
“Të gjitha dokumentet publike, duke përfshirë parashtresat nga mbrojtja dhe vendimet e gjyqtarëve publikohen në faqen e internetit të Dhomave të Specializuara. Aktualisht nuk ka kërkesa apo vendime publike për këtë çështje”, ka thënë ai.
Ai shtoi se deri sot, Dhomat e Specializuara kanë menaxhuar 13 vizita në Kosovë për të paraburgosurit.
“Deri tani, Dhomat e Specializaura kanë menaxhuar 13 vizita të mbikqyrura në Kosovë për të paraburgosurit”, theksoi Doyle