Lajme

Specialja ia vazhdon Thaçit paraburgimin në Ditën e Pavarësisë

ditën e 15 vjetorit të Pavarësisë së Kosovë, ish kreut politik të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hashim Thaçit, Gjykata Speciale ia ka vazhduar paraburgimin.

Vendimi është marrë pikërisht sot nga Trupi Gjykues, kur Kosova feston 15 vjet shtet, shkruan lajmi.net.

Në dokumentin që ka parë lajmi.net, i cili mban nënshkrimin e kryetarit të Trupit Gjykues, Charles Smith, ish-gjyqtar në EULEX, i përfolur për skandale nga ish kolegët e tij, thuhet se mbrojtja mund të dorëzojë ankesat e saja me parashtresa deri më 3 mars.

Ndërsa, prokuroria ka deri më 27 mars kohë që t’i përgjigjet.