Të fundit

Kamberi, Sinani dhe Mustafi të ftuar nga Qeveria e Kosovës në shënimin e 15 vjetorit të pavarësisë

Me një sërë aktivitetetesh, Kosova sot po shënon 15 vjetorin e shpalljes së pavarësisë, si shtet i pavarur dhe demokratik.

Në mesin e shumë ngjarjeve që u zhvilluan gjatë ditës, ishte edhe seanca solemne e Kuvendit të Kosovës, ku përveç kabinetit qeveritar, deputetevë dhe ambasadorëve, morrën pjesë edhe presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani dhe ai i Shqipërisë Bajram Begaj, derisa nuk munguan edhe personalitete tjera politike, ushtarake e shoqërore nga Kosova dhe jashtë saj.

Ajo që u vërejtë në ketë solemnitet të shtetësisë së Kosovës, ishte fakti që të ftuar nga Lugina e Preshevës, ishin vetëm deputeti Shaip Kamberi, kryetarja e PVD-së në Preshevë, Ardita Sinani dhe kryetari në detyrë i Këshillit Kombëtar Shqiptar, Ragmi Mustafi, të cilët ishin në mesin e shumë personaliteteve të dalluar në pllaton e Kuvendit të Kosovës.

Përkundër që në shënimin e festave të mëhershme kombëtare, të ftuar ishin të gjithë përfaqësuesit politik e insitucional nga Lugina e Preshevës, në ketë përjetor të pavarësisë së Kosovës, u ftuan vetëm tre zyrtarët e lartë të PVD-së, Shaip Kamberi, Ardita Sinani dhe Ragmi Mustafi, derisa të tjerët nuk u ftuan fare.

Ky mosftim nga Qeveria e Kosovës mund të lidhet për faktin e mosndëgjueshmërisë të disa liderëve politikë nga Lugina e Preshevës në harmonizimin e objektivave të përbashkëta kombëtare.