BiznesSporti

Marseille rishfaq interesimin për Balotellin

Olympique Marseille janë gati për të bërë një ripërpjekje për ta blerë nga Nice Mario Balotellin gjatë afatit të janarit

Sipas gazetës La Provence, do të këtë një ofertë të re për italianin gjatë këtij muaji.

Balotelli ishte pajtuar për të kaluar në Marseille dhe kishte bërë madje edhe testet mjekësore gjatë verës, por Nice kishte refuzuar ta linte atë të largohej për më pak se 10 milionë euro.

Edhe pse ai kishte bojkotuar stërvitjet disa javë më parë, italiani në fund ju desh të kthehet në Nice.

Ai është paraqitur deri me tani në 10 ndeshje të Ligue 1 dhe ka dështuar të shënoi, është përlarë më shokët e skuadrës por edhe me trajnerin Patrick Viera.

Balo i është thënë se mund të largohet në janar dhe Marsuelle shpreson që ta merr atë me një çmim shumë më të ulët se 10 milionë euro, aq më pak që tani atij kontrata i skadon në qershor.