Spanja paralajmëron bojkotim të Samitit të Zagrebit për shkak të Kosovës
Spanja kërcënon se do të bojkotojë Samitin e Zagrebit për shkak të pjesëmarrjes së Kosovës.
Radio Evropa e Lirë raporton se zyrtarët spanjollë i kanë paralajmëruar organizatorët e samitit të se nuk do të marrin pjesë në takimin ku Kosova ka pjesëmarrje të barabartë me vendet tjera të Ballkanit Perëndimor.
Spanja ka njoftuar për këtë vendim të saj edhe diplomatë të tjerë të vendeve të Bashkimit Europian
Samiti i Zagrebit parashikohet të mbahet më 6-7 Maj 2020.
Kjo nuk është hera e parë që Spanja bojkoton takime të ngjashme për të sfiduar sfiduar pjesëmarrjen si anëtare të barabartë të Kosovës në organizime të nivelit evropian.
Në vitin 2018 në Sofje, kur është mbajtur Samiti me Ballkanin Perëndimor, i pari pas 15 vjetësh, Madridi zyrtar nuk ka marrë pjesë për të njëjtat arsye. Në një takim joformal të ministrave të jashtëm të BE-së dhe rajonit, i cili është mbajtur në Helsinki gushtin e kaluar, ministri i atëhershëm i punëve të Jashtme të Spanjës, Josep Borrell, është larguar nga salla për shkak të pranisë së ministrit të Kosovës. Spanja është një ndër vendet anëtare të BE që ende nuk e ka njohur pavarësinë e Kosovës. /opinion.al/ministrialajmeve.com