Sot delegacioni i PD-së takuan kryetarin e LVV-së Albin Kurtin
Sot një delegacion i PD-së i kryesuar nga kryetari Nagip Arifi, kryetarja e forumit të gruas Adelina-Bruçaj-Hasani dhe kryetari forumit rinor Sali Salihi takuan kryetarin e LVV-së dhe Kryeministrin në ardhje të Republikës së Kosovës z.Albin Kurtin.
Delegacioni uroi për qeverinë e cila pritet së shpejti të krijohet si dhe njëkohësisht nga vet z.Kurti morën premtimin se do të ketë një përkushtim më të lartë për shqiptarët e Luginës së Preshevës.