Sot është mbajtur mbledhja e VII-të e Këshillit Komunal
Kryetari Komunës bashkë me të gjithë anëtarët kanë mbajtur sot mbledhjen e radhës të Këshillit Komunal. Pikat e parapara për këtë takim, pas shumë diskutimeve dhe sqarimeve u aprovuan në mënyre unanime.
Pikat më të rëndësishme ishin Shqyrtimi dhe miratimit i Aktvendimit mbi formimin e komisionit për verifikimin e kyçjeve ilegale dhe verifikimin e orëmatësve të ujit në sistemin e ujësjellësit, ku është formuar komisioni për verifikimin e kyçjeve të çdo shtëpie apo banese.
Gjithashtu është miratuar raporti për ndarjen e mjeteve për Organizatat joqeveritare dhe Organizatat sportive dhe Raporti mbi ndarjen e mjeteve në ekonomi te vogla dhe private.