Shqipëri

Sot 117 raste me covid19 në Shqipëri, ministrja Manastirliu tregon nëse do kthehet karantina

A do ketë mbyllje sërish të vendit?

Kjo ishte një nga pyetjet që ministrja Ogerta Manastirliu i dha përgjigje në Top Channel në Top Talk.

Ministrja tha se nuk parashikohet një mbyllje, por se gjithësesi duke parë numrin e lartë të rasteve ekspertët e shëndetësisë po bëjnë vlerësim dinamik në terren.

“Nuk parashikojmë mbyllje, por do ketë vlerësim dinamik gjithsesi nga ekspertët. Por dua të theksoj ndërgjegjësimin e individit në raport me situatën, Është ky një apel që duhet bërë nga të gjithë edhe nga mediat.

Qytetarët duhet ta kuptojnë përmasën e situatës. Ju bëj thirrje qytetarëve të mbajnë maskë në ambientet e mbyllura”, tha ajo.

Manastirliu tha se situata është serioze dhe rastet në spitale po marrin trajtim mjekësor.

“Po bëhet punë e madhe në terren për testimin, gjurmimin dhe izolimin e kontakteve. Hetimi epidemiologjik bëhet në të gjitha fazat e epidemisë”, tha ministrja.